Deputeti i AAK-së: Qeveria “Kurti” dëshiron t’i bllokoj 600 mijë banorët të Dukagjinit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demailaj ka konsideruar se qeveria e re ka për mision anashkalimin e investimeve në Dukagjin.
Sipas tij, qeveria e Albin Kurtit së bashku me LDK-në po dëshirojnë që t’i bllokojnë mbi 600 mijë banorët të kësaj ane.
“Qeveria e re e Albinit, së bashku me LDK- në e Isa Mustafës, duan që Regjionin e Rrafshit të Dukagjinit ta konsiderojnë si GETO duke promovuar mos-zhvllim të asaj zone..!!
Jo AUTOSTRDË , jo zhvillim, jo pjesëmarrje në qeveri ..!!
Qeveria Kurti – LDK dëshiron ti bllokoj mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjinit…”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
