Deputeti i AAK-së: Rama më mirë t’i shoh problemet e tij të rënda se të kërkoj heqjen e taksës
Dje është mbajtur Samiti i Berlinit, ku me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, u mblodhën shumë liderë politikë.
Në këtë Samit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pezullimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe, transmeton Indeksonline.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka këshilluar Ramën të merret me problemet e tij.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pas më të rënda!”, ka shkruar Nitaj. /Indeksonline/