75 Mall Live Search
10:55 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Deputeti i AAK-së thirrje Qeverisë: Qytetarët po kërkojnë, t’i mundësohet tërheqja e Trustit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme i ka bërë thirrje pozitës që ta mbështesin tërheqjen e Trustit. Sipas Lekajt, VV erdhi në pushtet me premtime se do të jetë afër qytetarit, ndërkaq tani kur mirëqenia e tyre po rrezikohet, Qeveria po hesht ndaj kërkesës së tyre për ndihmë nga shteti.

“E vërteta është që VV ka ardhur në pushtet duke marrë shumicën e votave të qytetarëve duke ju premtuar mirëqenie e jetë të dinjitetëshme, ku qeveria do të jetë pranë qytetarit në çdo moment”, tha Lekaj.

“Ndërsa nga tereni me takimet me qytetarë, realisht po shohim që ata janë lodhur nga trend i rritjes së çmimeve të secilit produkt a shërbim në vendin tonë, pra qytetarët janë keqë dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit”, shtoi ai.

Tutje, Lekaj kërkoi nga Qeveria që lihen anash inatet politike masi kjo temë nuk duhet të politizohet.

“Me sinqeritet ju them që lëreni krenarinë Anash, lëreni anash ndjenjën e fituesit, apo lëreni anash edhe inatet politike që kjo Iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet. E rëndësishmë është që kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetesën e tyre”, u shpreh ai.

“Pra, pa humbur në kohë, për pak ditë deri sa të vijë ky Projektligj në Kuvend, t’i gjeni formulat e dakordimit dhe ta përkrahni si shumicë e qeveri këtë Projektligj mbi tërheqjen e Trustit”, përfundoi ai.