Deputeti i AAK-së tregon se kush është fajtorë për ikjen e kosovarëve
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se përgjegjës për ikjen e kosovarëve në drejtim të Evropës janë gjitha qeverisjet e pasluftës.
Sipas tij, migrimi i popullsisë dhe largimi i njerëzve nga Kosova nuk është një situatë e re.
Nitaj theksoi se largimi i njerëzve nga Kosova ka filluar moti, që nga viti 2000 dhe pas pavarësisë së shtetit.
“Fajin e kanë gjitha qeverisjet e derisotme. Politikat që janë drejtat nga ky vend. Por në emër të kësaj teme të provohet poenë politike dhe të sulmohet një politik aktuale unë mendojë se nuk është e ndershme”, është shprehur ai.
Nitaj në fund tha se është i habitur se asnjë nga deputetët nuk reflektojë dhe askush s’foli për fajin e vet dhe përgjegjësin që e kanë pasur si deputet. /Indeksonline/