Deputeti i AAK-së tregon se nëse Amerika ka kërcënuar me largimin e trupave të saja!
Gjatë ditë së sotme është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë edhe kushte të reja për shefin e qeverisë kosovare, Ramush Haradinajn, për aq sa nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe. Dy emisarët që erdhën në Prishtinë, bën me dije se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e Washingtonit.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka komentuar këto deklarata duke thënë se deri më tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë kërkesë të Amerikës.
Ai ka thënë se as kryeministri Haradinaj e askush në AAK nuk ka folur për këtë.
“Nuk besoj që shkon kaq larg kërkesa e Amerikës. Deri tash askush nga drejtuesit e SHBA s’ka folur për një kërkesë të tillë. Ata nëse e kërkojnë këtë mund ta thonë vetë. S’ka nevojë që askush t’i përcjell këto fjalë”, ka thënë ai në T7
“Deklaratat që janë dhënë deri më tash janë të pabesueshme”.
Deputeti i AAK-së ka thënë se taksa nuk hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovë.
“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrime. Pra taksa hiqet pasi Serbia ta njoh Kosovën”.