Deputeti i AAK-së u bënë thirrje aktivistëve të LVV-së: Mos përkrahni ide që çojnë në vëllavrasje

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos përkrahin ide që sipas tij çojnë në vëllavrasje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka thënë se ideja që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.
“Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar Syla.