Deputeti i Bundestagut dhe kandidati shqiptar do të diskutojnë për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës

Kandidati për deputet në radhët e CDU-së në Parlamentin e Hamburgut me numër 51, Muhamet Idrizi, do të ketë një diskutimin për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës me deputetin e Bundestagut, Christoph de Vries.
Ky diskutim do të mbahet, më 17 shkurt, në Basler Hof, Esplanade 11, 20345 Hamburg, duke filluar nga ora 19:00.
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të sallës, është e nevojshme regjistrimi përmes kodit QR.
Ftesa e plotë:
Të dashur anëtarë, miq e dashamirë,
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju ftojmë për një diskutim të veçantë. Së bashku me Christoph de Vries, deputet i Bundestagut, dhe Muhamet Idrizi, kandidat i CDU-së për Parlamentin e Hamburgut, do të bisedojmë për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, marrëdhëniet gjermano-kosovare dhe rolin e komunitetit shqiptar në Hamburg.
📅 Data: 17 Shkurt 2025
📍 Vendi: Basler Hof, Esplanade 11, 20345 Hamburg
⏰ Ora: 19:00
Link: https://scanned.page/p/679f2ad41d1d1
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të sallës, është e nevojshme regjistrimi përmes kodit QR.
Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar zhvillimet aktuale politike, për të bërë pyetje dhe për t’u angazhuar në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me të ftuarit tanë.
Ju mirëpresim dhe presim me padurim një diskutim të frytshëm!
Me respekt,
Muhamet Idrizi.