Deputeti i Bundestagut Gjerman bën thirrje për dialog mes Kosovës e Serbisë
Deputeti i Bundestagut gjerman, Christian Haze, ka thënë sot se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun dhe se Gjermania nuk është në interes të forcimit të ndonjë krize, sidomos jo në këtë pjesë të Evropës.
Këto komente ai i bëri pas takimit me nënkryetarin e Parlamentit të Serbisë, Verlojub Arsiq, transmeton Indeksonline.

“Ne gjithashtu diskutuam se sa e rëndësishme është që Gjermania dhe rajoni të vazhdojnë dialogun, sepse sigurisht ne nuk jemi në interes të ndonjë krize në Evropë, veçanërisht në këtë rajon, kështu që unë mendoj se ne të gjithë do të duhet të punojmë së bashku pikërisht në këtë, kryesisht nëpërmjet kanaleve diplomatike”, ka thënë Haze./Indeksonline/