Deputeti i Bundestagut gjerman takohet me Mustafën, në zyra të LDK-së
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Isa Mustafa u deklarua mbrëmë para mediave.
Ndër të tjera Mustafa deklaroi se sot do të zhvillojë një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Ka pak minuta që raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës ka arritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku edhe do të zhvillojë takimin liderin e LDK-së, Isa Mustafa, raporton Indeksonline.
Gjithashtu, pritet që Beyeri sot ta takojë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku do të diskutojë për mundësinë e arritjes së koalicionit qeverisës./Indeksonline/