Deputeti i Bundestagut që përkrahu Gani Dreshajn, takohet me kancelarin Merz
Deputeti i Bundestagut, Olav Gutting dy ditë më parë i shfaqi përkrahjen publike kandidatit për deputet nga AAK-ja, Gani Dreshajt.
Gutting e ka vlerësuar lart 8-shin e AAK-së, duke e quajtur si njeri të dëshmuar e të punës.
Ai ka ndikim të madh në politikë gjermane dhe se është parë në takim edhe me kancelarin Merz.
“Miku im, deputeti i Bundestagut Olav Gutting kishte porosi të qartë, Kosova duhet të bëhet me institucione të reja sa më parë dhe se më s’ka kohë për të humbur.
Të njëjtën temë e ka diskutuar edhe me kancelarin Merz.
Berlini ka mesazhin e prerë, pas 28 dhjetorit Kosova urgjentisht duhet të krijojë institucionet e reja”, shkruan Dreshaj në Facebook.

