09:00 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / B O

Deputeti i Dumës ruse vari shpagetat në vesh gjatë fjalimit të Putinit, çfarë kuptimi ka kjo?

Fjalimi i Vladimir Putin për gjendjen e kombit të martën zgjati pothuajse dy orë. Mikhail Abdalkin, nënkryetari i Dumës Rajonale të Samara dhe deputet aktual i Dumës e vazhgoi fjalimin e presidentit nga zyreja e tij.

I ulur para kompjuterit në zyre, Abdalkin mbante gjatë tërë kohës shpageta të varura në vesh, shkruan Indeksonline.

“Çfarë do të thotë kjo?

Në Rusi për të përshkruar gënjeshtrën thuhet të varësh petë në vesh, do të thotë “të gënjesh dikë”. Kështu ai u përpoq ta quante indirekt Vladimir Putinin gënjeshtar.

Deputeti i Dumës tha me sarkazëm pas fjalimit se nuk kishte dëgjuar diçka të tillë në 23 vitet e fundit dhe se ishte “i habitur këndshëm”.

Ai shtoi se mesazhin e ka vëzhguar me kërkesë të kryesisë së fraksionit të Partisë Komuniste./Indeksonline/