75 Mall Live Search
19:46 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Deputeti i VV-së: Vendimi i Kushtetueses shmangu një cikël krizash!

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të veprimeve e ka ndalur vendin nga hyrja në një cikël të ri krizash.

Ai shprehu shpresën që më 31 mars të merret vendimi që do të mundësojë zgjedhjen e presidentit dhe vazhdimin e punës së parlamentit dhe qeverisë Kurti, e cila sipas tij ka marrë mbështetjen e 51.1 për qind të elektoratit.

Vendimi i GJK për pezullim të përkohshëm të veprimeve të paktën nuk e la vendin të shkojë në cikël krizash. Shpresojmë që në 31 mars të vijë vendimi që mundëson zgjedhjen e presidentit dhe vazhdimin e punës së parlamentit e të qeverisë Kurti, që u votua nga 51.1% e elektoratit, më shumë se çdo qeveri tjetër.