18:16 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Kuvendit të Kosovës e kupton nga Facebook se ka ditëlindjen (Foto)

Deputeti nga radhët e partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka falënderuar sot  rrjetin social Facebook, për diçka të veçantë.

Ismaili ka thënë se pikërisht ‘Facebook’ i ka kujtuar atij se ka ditëlindjen, shkruan Indeksonline.

Ismaili ka mbushur sot 45 vite jetë ndërsa ka thënë se kur i bën disa vite nga dëshira që të mos ia kujtosh vetes se po plakesh, harron.

Postimi i plotë:

Falënderimi i shkon Fezbukit, që ma kujtoi se e kam ditëlindjen.

Kur po i bajshe do vjet, s’po di a prej dëshirës mos me ia kujtue vetes që po plakesh, apo se ta ka lëshue prej pleqnisë, po harrojshe.

Me thanë se po ndihem fizikisht si 25 vjeçar, veç ju rrej me fore të krizës së mezojetës. E që në krye kam mbetë 12 vjeçar, është fakt që hala as pubertetin s’e kam kalue, edhe tanë jetën qet fëmijë brenda kam me e mbajtë.

Veç kur po e mendoj, 45 vjet, e aq shumë kam përjetue, po e kuptoj se sa e bukur është jeta, edhe atëherë kur të rrehë shkelma fytyrës sa je i shtrimë përtoke.