75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 13 Shtator 2022 / AR

Deputeti i LDK-së bie pre e sulmit kibernetik

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka njoftuar se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Për këto raste ai ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Të nderuar, Ju njoftoj se nga dje, prej sulmuesit kibernetik janë sulmuar adresat e mia elektronike, facebook dhe instagram. Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik. Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar ai./Indeksonline/