15:12 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën!

Deputeti i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon punën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, dhe se janë optimistë në tejkalimin e çdo pengese drejt suksesit.

“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për t’u dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të ri të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Janë 120 deputetë të ri, të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit, ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do betohen.