21:12 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Ende nuk kam vendosur a do ta votojë qeverinë Hoti

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi i cili kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti ka treguar nëse do të votojë qeverinë e re.

“Kam obligim kushetuese me shku në parlament, të shohim se si po shkojnë diskutime, do të shohim cila është zgjidhja e mirë, unë po shkoj në parlament dhe të shohim si po zhvillohet. Punë e votimi është çështje, por ne si deputet ne kemi nevojë me shku në parlament dhe unë do t’i përgjigjem parlamentit”, ka thënë ai gjatë një debate në Tv Dukagjini.