Deputeti i LDK-së i kërkon ministrit Vitia ta lirojë nga puna edhe njërin nga prindërit, kur të dytë janë doktorë

Specialisti i Onkologjisë, njëherit deputet i Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Ekrem Kryeziu, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për lirimin e njërit prind nga puna, kjo të vlejë edhe për prindërit në rast se janë të dytë profesionistë shëndetësie.
Ky është postimi i plotë i deputetit Kryeziu:
I nderuari dr. Arben Vitia- Ministër i Shëndetësisë, Republika e Kosovës
Po ju përcjell shqetësimet e profesionistëve shëndetësor në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë për pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet arsimore dhe lirimin e njërit prind nga puna si masë për parandalimin përhapjes së virusit COVID 19.
Ky vendim ka vënë në vështirësi një pjesë të stafit ku të dy bashkëshortët janë punëtor shëndetësor.
Prandaj rekomandojmë që në rastet ku të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësor, njëri nga ta të jetë i liruar nga puna.
Përjashtim do të bënin disa situata specifike, ku mungesa e profesionistit do të pamundësonte funksionimin e shërbimit në vartësi të situatave specifike që mund të krijohen .
Me nderime:
Dr. Ekrem Hyseni
Specialist i onkologjisë
Deputet në Kuvendin e Kosovës
Anëtar i Komisionit parlamentar për shëndetësi