Deputeti i LDK-së kërkon shkarkimin e ministres Nagavci

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të shkarkojë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në seancën e somte të Kuvendit, deputeti opozitar tha se ministrja Nagavci ka shkelur Kushtetutën në rastin e reformave të arsimit në Kamenicë.
“Bëjmë thirrje që jo vetëm si akt moral pasi i njëjti jepet në situata të tjera të dorëheqjes, por si shkelës të Kushtetutës të shkarkohet menjëherë ministrja Nagavci, por edhe për të gjetur idenë se ndoshta ka ardhur prej qeverisë shkarkimi i bordeve në mënyrë kolektive, gjejë njerëzit dhe shkarkojë, jo si akt moral por si shkelës të kushtetutës”, tha ai.