75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Deputeti i LDK-së kolegëve: Na kurseni nga fjalimet si ‘Poema e Mjerimit’

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, pasi mori fjalën pas deputetes së VV-së, Fatmire Kollçaku, tha se nuk duhet të flitet për pandeminë me fjalime si ‘Poema e Mjerimit”.

“Unë sot nuk do ta zgjedhë një fjalim që ngjason me ‘Poemën e Mjerimit’ por një fjalim se cilat janë përgjegjësitë tona nga niveli institucional deri te niveli i qytetarit më të thjeshtë”, tha ai.

“Pandeminë, nuk e ka parashiku askush, s’ka system shëndetësor në botë që ka qenë në gjendje me u bë gati për pandeminë dhe me iu bë ballë dameve në ekonomi e shëndetësi. Nëse mendojmë se për pandemi ka një adresë, një fajtor, ky është dëmi jonë. Kjo pandemi e ka gjunjëzu edhe botën, vendet më të zhvilluara”, ka thënë Hyseni i cili tutje ka thënë se duhet të flitet për masat për pandeminë dhe ruajtjen e ekonomisë”, shtoi ai.