23:43 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Mohimi i platformës, mohim i presidentit Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Zharku ka theksuar se ata si parti e kanë mohuar platformën e re të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ni  emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ata platformën e kanë mohuar në tërësi.

Zharku ka theksuar se pozita e presidentit dhe tema e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të lidhet me emrin e Hashim Thaçit, sepse sipas tij, nuk e dimë nëse deri në prezantimin e platformës së re i pari i shtetit do të jetë Thaçi ose jo.

“Ne flasim për president, derisa ju po flisni për Hashim Thaçin. Mohimi i platformës është mohim i tij”, ka shtuar Zharku.

 

Temat: