75 Mall Live Search
17:38 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Ne mbetemi të përkushtuar që të themelojmë institucionet

Deputeti nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK është e përkushtuar që t’i themeloj institucionet e reja sipas vullnetit të qytetarëve.

Sipas tij, verdikti i qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetësohet me krijimin e një qeverie që përfaqëson mandatin qytetarë të ndryshimit pozitiv, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Manajt:

LDK mbetet e përkushtuar ti themeloj institucionet e reja sipas vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit !

Verdikti i qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetësohet me krijimin e një qeverie që përfaqëson mandatin qytetarë të ndryshimit pozitiv për qytetarët dhe Republikën tonë.