09:21 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse duam ne dhe Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar gjendjen aktuale politike pas 6 tetorit, ka thënë se zgjedhje afër nuk ka sigurt.

“Nëse PANI me 39 deputetë, arriti t’i bënte 61 (minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkojë në zgjedhje s’ka me ndodhur assesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave jo serbe, por munden edhe deputetët serbë, e ndoshta edhe deputetë të veçantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk ekziston”.

Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka shtuar se në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse vendosin dy partitë e para.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK – LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”.

Ai në fund ka thënë se kjo s’ka të bëjë fare me NISMA-n a hyn apo jo në Parlament, prandaj zgjdhje do të ketë në vitin 2023./Indeksonline/