Deputeti i LDK-së për Trustin: VV votoi kundër, mbajeni mend këtë marrëzi

Në seancën parlamentare të së enjtes ku pati një debat të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi në lexim të parë të projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.
Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.
Menjëherë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.
Ai në Facebook ka shkruar: VV votoi KUNDËR. Mbajeni mend këtë marrëzi.