75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së reagon pas kërcënimit serioz të senatorit amerikan, për mos-heqjen e taksës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të senatorit amerikan, David Perdue, i cili kërcënoi me largimin e trupave amerikane nga Kosova, në rast se kjo e fundit s’përmbush kërkesat e tyre.

“Është koha për vendime për të mos cenuar partneritetin Kosovë SHBA është TANI”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Image result for haxhi avdyli

Ndryshe, senatori nga SHBA-ja përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova duhet t’i kryej obligimiet ndaj Serbisë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Image may contain: 1 person, text that says 'David Perdue @sendavid... 7h For over two decades, US forces have helped keep the peace between Kosovo & Serbia. Now, with historic progress in sight, Kosovo must do its part & abolish all duties imposed on Serbia. If Kosovo is not fully committed to peace, then the US should reconsider its presence there. 20 50'