Deputeti i LDK-së tregon si do të ndahen ministritë, thotë se s’kanë nevojë për votat e PDK-së

Selmanaj tha që nuk e kanë përjashtuar AKR-në duke shtuar se janë në në fazën e diskutimeve edhe me partitë e minoriteteve që nuk janë serbe.
Sipas tij janë më pak se 4 deputetë të LDK-së që nuk e duan Qeverinë me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.
“Jemi shumë afër që edhe me ta që të arrijmë marrëveshje. Nuk është e vërtetë që janë 4 deputetë të LDK-së kundër, janë më pak dhe për LDK-në çështja e problemit në numrave nuk trajtohet, mirëpo ideja është që të kemi 67 vota. Janë shumë më pak se 4 kundër, deputetët e LDK-së janë të përgjegjshëm karshi votës dhe subjektit”, tha ai.
Selmanaj shtoi se nuk kanë kontakte me LVV-në dhe PDK-në dhe se nuk varen assesi prej tyre.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mandatarin për formimin e Qeverisë.
LDK-ja ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidatë për kryeministër të Kosovës në kuadër të kësaj partie.
Ditë me parë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur pro koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate (NSD), Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe subjektet e pakicave.
Kjo iniciativë për formimin e Qeverisë së re ka ardhur pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti më 25 mars.
LDK-ja e cila ishte edhe partnere e këtij koalicioni kishte iniciuar mocion për shkak të mospajtimeve për tarifën si ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.