75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së viziton Çlirim Malokun, tregon për pasojat nga rrahja në Novi Sad

Çlirim Maloku i cili bashkë me shokun e tij ishin rrahur në Novi Sad të Serbisë është kthyer në shtëpi.

19 vjeçari Maloku sot është vizituar edhe nga deputeti i LDK-së, Haxhi Abdyli, i cili me profesion është doktor. Me këtë rast Abdyli ka bërë të ditur se i riu ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me frakturë të eshtrave të kafkës dhe veshit, me gjakderdhje epidurale (mbi cipat e trurit), transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu vazhdon të ketë gjakderdhje tek veshi i djathtë, marramendje, kokëdhembje dhe stres të shtuar. Poashtu deputeti Abdyli ka thënë se familja e të riut jeton me qira dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore e ndihma të tjera të shtetit.

Postimi i plotë:

Çlirim Maloku, djaloshi 19 vjeqar i rrahur nga nacionalistët Serb në Novisad ,sot kthehet në shtëpi, në lagjen Arbana në Prizren . Për hir të interesit të madh te juaj,si Neurokirurg ju informoj se Çlirimi ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me frakturē të eshtrave të kafkës dhe veshit ,me gjakëderdhje epidurale,(mbi cipat e trurit) . Fati i tij i madh ishte intervenimi kirurgjik i shpejtë brenda 2 orëve pas goditjes që ai sot gëzon deridiku gjendje të mirë. Në egzaminiminneurologjik nuk verejta ndonjë dobësim paralizë të gjymtyrëve, perveq nje parezë të lehtë facialisit, leviz lirshëm, ka vetëdije të plotë dhe orientim në hapësirë e kohë. Tani për tani vazhdon që ti kulloj gjak veshi i djathtë ( otorragjia), marramendja , kokëdhembje, stres të shtuar dhe amnezion për ngjarjen. Familja e tij jeton me qira , dhe ka nevojë nevojë per ndihmën mjeksore e ndihma tjera të shtetit, si atyre të komunale e shtetërore .