75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 17 Prill 2025 / A. M.

Deputeti i LVV-së: Boshatisja e institucioneve i konvenon vetëm terroristëve të Kopaonikut

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka shkruar pas dështimit të serishëm të seancës konstituive dhe përsëritjes së kërkesës së partive opozitare se Kurti dhe ministrat e zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen.

Këtë kërkesë të opozitës për respektimin e ligjit, nga LVV po e interpretojnë si kërkesë për krijim të vakumit institucional.

Sipas Halil Thaçit kjo i konvenon më së shumti “terroristëve të Kopaonikut” dhe ka pyetur opozitën “a jeni me koordinim apo pa koordinim”

May be an image of 5 people

“Boshatisja e institucioneve nuk i konvenon askujt më shumë se terroristëve të Kopaonikut. A është e qëllimshme kjo kërkesë? Opozitë, a jeni me koordinim apo pa koordinim?”, ka shkruar ai.