Deputeti i Maqedonisë Veriore: BE po tregohet e padrejtë me Kosovën rreth liberalizimit të vizave
Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi nga ‘Grupi i Ballkanit’ me temën “”Ndërtimi i shteteve të fuqishme në Evropën Juglindore: Forcimi i sundimit të ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave”.
Aty u tha që vendet e Ballkanit që dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së duhet të bëjnë reforma në sistemin e drejtësisë, transmeton Indeksonline.
Njëri nga të pranishmit aty ishte edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë Veriore, Artan Grubi i cili foli për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Ai tha se regjimi i vizave që po i bëhet Kosovës nga Bashkimi Evropian është i padrejtë.
“Bashkimi Evropian hapi dyert e veta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore. Bashkimi Evropian është i padrejtë për mos heqjen e vizave për Kosovën dhe duhet të reflektojë mbi këtë” tha Grubi./Indeksonline/