Deputeti i minoriteteve thotë se nuk e voton Qeverinë e re: Oferta e juaj, humbje kohe

Elbert Krasniqi, deputet i IRDK në Grupin Parlamentar të LVV, ka bërë të ditur se nuk do të cotoj Qeverinë e Re në krye me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se partisë së tij dhe Krasniqit personalisht po i shkojnë oferta të ndryshe nga partitë që duan të formojnë Qeverinë e Re por, sipas tij ata po humbin kohë.
Krasniqi nga thënë se vota e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari.
“Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari!
Elbert Krasniqi, deputet i IRDK në Grupin Parlamentar të LVV”, ka thënë ai./IndeksOnline/