20:52 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputeti i pavarur bën thirrje për protesta: Hajde LDK dhe VV, ndezin motorët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdeiu ka bërë thirrje për protesta. Ai e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të dalin në sheshe me protesta. Sejdiu u ka thënë këtyre partive që t’i ndezin mortorët.

“Pa ua mbushë sheshin, këta nuk marrin veshë! Hajde #LDK dhe #VV, ndezni motorrat!  Ka ardhë koha – të gjithë në #protesta për #shtet! #PROTESTO #LDK #VV #QËNDRO #KOSOVA #MosUDorëzo #ÇkapeShtetin #MBIJETESA”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.