75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 08 Prill 2025 / A. M.

Deputeti i PDK-së: Duhet t’i përgjigjemi ftesës së Kurtit, të pajtohemi me rrethanat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka komentuar mundësinë e një ftese të kryeministrit Albin Kurti për takim, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në çdo ftesë për diskutime.

Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë liderët të përgjigjen, pavarësisht kushteve që mund të shoqërojnë ftesën.

“Nuk e di a i ka shkuar apo jo kryetarit një ftesë nga Kurti. Mendoj se kush do që bën ftesë për takim, duhet t’i përgjigjet ftesës, pavarësisht a pajtohesh me kushtet apo jo”, u shpreh Hasani.

Sipas tij, çdo ftesë duhet pranuar dhe diskutuar, pasi kjo është në interesin e shtetit të Kosovës.

“Secili duhet të përgjigjet, sepse është interesi i shtetit. Ne duhet me u pajtua me rrethanat, duhet me diskutu e me debatu, pavarësisht kushteve”, shtoi ai.

Hasani përfundoi duke theksuar se është gjithmonë e rëndësishme të pranohet një ftesë dhe të diskutohet për çështje që prekin të ardhmen e vendit.

“Kur do që shtrohet si ftesë, është mirë me pranu e me diskutu”, tha ai.