75 Mall Live Search
19:48 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Deputeti i PDK-së ‘ironizon’ ndarjen e buxhetit për vitin 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka publikuar një video ku e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti babadimër.

Sipas Kastratit, në komunën e Skenderajit nuk është ndarë para nga buxheti i vitit 2024, ndërsa në komunën e Prishtinës ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje, pasi sipas tij e kan votuar VV-në.

Tutje ka shkruar se ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, pasi në këto komuna nuk kanë përfituar nga buxheti./Indeksonline/

Postimi i plotë:

Miq,

ZERO cent për Skënderaj, sepse ata i dhanë Adem Jasharin Kosovës.

Sipas KQZ-së:

në Prishtinë 71.873 qytetarë e kanë votu VV-në.

Atyre BABADIMRI ju ndau vetëm nga 10 euro për kokë banori, ndërsa nga 103 euro i ndau për kokë banori në Shtimje (10 fish më shumë);

URIME KRYEQYTETASVE!

Sipas KQZ-së:

në Ferizaj 35.158 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Sipas KQZ-së:

në Kaçanik 9.854 qytetarë e kanë votu VV-në. Atyre BABADIMRI ju ndau ZERO cent;

Ku është zëri i deputetëve të VV nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku ???