75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

Deputeti i PDK-së me kritika të mëdha për qeverinë Kurti, përmend vizitën e Bërnabiqit në Kosovë dhe Bislimit në Luginë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se Kosova ka një milion halle të pazgjishme, poashtu ai ka përmendur edhe mosnisjen e mësimit të mbi 320 mijë nxënësve.

Lista është e gjatë, sipas tij, se si kjo Qeveri ka rekorde talljesh, paaftësi e arrogancë të pashembullt kundrejt secilit problem të brendshëm e të jashtëm.

“Aq e pazoja është kjo Qeveri sa që vërtete nuk po di më se çka të them, nuk ka më formulë për t’i vlerësuar e analizuar budallëqet e kësaj ‘kopeje ahmakësh’, ka shkruar ndër të tjera Beqa.

Postimi i plotë i deputetit Hajdar Beqa:

Brenda shtëpisë i kemi një milion halle të pazgjidhshme, kemi shqetësimin kulmor për grevat, mosnisjen e mësimit të mbi 320 mijë nxënësve, përballemi më kërcënime e poshtërime të Qeverisë ndaj sindikalisteve…!

Lista është e gjatë se si kjo Qeveri ka rekorde talljesh, paaftësi e arrogancë të pashembullt kundrejt secilit problem të brendshëm e të jashtëm.

Aq e pazoja është kjo Qeveri sa që vërtete nuk po di më se çka të them, nuk ka më formulë për t’i vlerësuar e analizuar budallëqet e kësaj ‘kopeje ahmakësh’.

Shiheni, brenda shtëpisë i kemi punët kaos e qohet ministrja e Arsimit bashkë me ‘kryeinteligjentin’ e Kosovës, Besnik Bislilmin për ta vizituar Luginën e Preshevës.

Kur? Në të njëjtën ditë kur kryeministrja e Serbisë e viziton Republikën e Kosovës, e cila me diskurs fashist na quajti muaj më herët njerëz të malit.

A është ky balanc politik, a do të duhej që sot Nagavci e Bislimi të shkojnë në Luginë? Nuk balancohet e neutralizohet politikisht kështu kjo vizitë e Bernabiqit, jeni me shkollë por amatorë të patentuar për shtet.

Luginën e Preshevës duhet vizituar përherë pa bërë dallime siç po bëni në këtë ‘ekskursion’, tako dikë e tjetrin refuzo, kështu jeni edukuar ju politikisht, jeni rritur në moçalin e përqarjes! Për Luginën duhet përkushtim sistematik e investime, unitet e jo ndarje!