17:03 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së: Qeverinë nuk e votova me kënaqësi

Deputeti i PDK-së, Ukshin Hoti ka thënë sot në fjalimin e tij të parë në Kuvend se nuk ka votuar “me kënaqësi” për qeverinë Haradinaj.

Hoti në Info Lokale në Klan Kosova ka thënë se ka arsye të fortë për këtë, pasi sipas tij, ministrat serbë dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, e bënë të vështirë për të, votën “pro”.

“Për shkak të historisë sime familjare, por e kam thënë se përderisa ata nuk ndihen keq çfarë kanë bërë në Kosovë. Për mua nuk ka qenë e lehtë por e kam votuar për hir të proceseve dhe mosbllokimit të institucioneve por jo me kënaqësi”.

Ai ka folur edhe për rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo dhe akuzat ndaj tij për keqtrajtim të qytetarëve gjatë kohës së luftës, që sipas tij, ky i fundit nuk mund të shkarkohet në rast se nuk ka fakt.

“Unë nuk kam dashur të shfajësoj Rikalon, inkurajoj qytetarët e lagjes “Dardania” që të deponojnë akuza në Prokurori, nëse nuk e kanë bërë deri tani, por në bazë të asaj që është thënë nga kryeprokurori Lumezi, akuza është vetëm në bazë të deklarimeve nga media”.

“Qytetarët nuk kanë nevojë të kenë frikë, ata janë të mbrojtur, nuk duhet të frikësohen andaj inkurajoj qytetarët që të deponojnë akuzën ndaj Rikalos”.

“Do ta kenë mbështetjen edhe të Haradinajt, Haradinaj nuk mund të shkarkojë dikë vetëm se në Facebook akuzohet një ministër se ka bërë krime, pa pasur fakte”.

“I besoj qytetarëve të Kosovës, uroj të mos jetë agjendë politike, por duhet të respektojmë institucionet”.