75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / A

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht!

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se do ta votonte pro Andin Hotin për president të shtetit. Mirëpo, ai ka specifikuar se kjo do të ndodhte në rast se partia vendos të qëndrojë në sallë.

“E them se do ta votoj pro Andin Hotin, por vetëm nëse grupi parlamentar i PDK-së rri në sallë”, tha shkurt ai.

Nait Hasani: Serbia has its own people in government - Telegrafi

Ndryshe, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është emri i fundit që po lakohet gjatë ditës së sotme si kandidat për president.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Hoti ka kontaktuar disa deputetë nga PDK dhe LDK për të marrë disponimin e tyre lidhur me kandidaturën e tij të mundshme.

Lidhur me këtë propozim, PDK do të mbajë takim në orën 14:00.