“Deputeti i përhershëm” – Prezentimi i veçantë i Armend Zemajt nga lideri i LDK-së
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë një prezentim të veçantë kandidatit për deputet Armend Zemaj, i cili, si gjithnjë, garon me numrin 17.
“Me numrin 17, këtu dua të bëj një prezentim të veçantë të deputetit të përhershëm të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhet edhe një herë, kemi për ta vendosur në një kategori kushtetuese brenda Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

