75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i PSD-së thyen këmbën, e dashura ia puth gipsin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhës e Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili para pak ditësh ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë, e që është detyruar ta vë në gips.

Këtë mëngjes ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku tregon se në çfarë gjendje e ka gipsin, transmeton Indeksonline.

Sipas pamjeve, e dashura e tij, Nita ia ka puthur gipsin në këmbë, duke ia bërë të tërin me buzëkuq.

 “Ta ndreqë ditën me mëngjes, edhe kur je në sikletin më të madh”, ka shkruar Ismaili përkrah fotos së publikuar sot. /Indeksonline/