75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 31 Tetor 2023 / L K

Deputeti i Vetëvendosjes i shkon në zyre Përparim Ramës, i ofron përkrahje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i ka shkuar në zyre kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Deputeti e ka quajtur si takim konstruktiv bashkëbisedimin me të parin e kryeqytetit.

“Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama.

-Studimi i fizibilitetit per Kodren e Trimave
-Projektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave
-Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si nje nevoj jetike për funksionimin normal të Prishtines.
-Ndërtimi i rruges A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë.

Këto ishin disa nga temat që diskutuam bashkërisht me Kryetarin për të mirën e Prishtinës. Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.

Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi” thuhet në njoftimin e Rrahmanit./Indeksonline/