75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Deputeti i Vetëvendosjes në marshin për Palestinën

Disa qytetarë kanë marshuar në sheshet e Prishtinës, në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme.

Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Me thirrjet “Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri te Teatri Kombëtar

Rrahmani njihet për qëndrimet e tij publike në përkrahje të popullit palestinez.