22:38 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Vetëvendosjes për Shpend Ahmetin: Fluturoi, fluturoi…

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pak më parë ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dorëheqjes së tij, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Salih Zyba, transmeton Indeksonline.

Zyba ka komentuar shumë shkurtë për dorëheqjen e Shpend Ahmetit duke shkruar në facebook: “Fluturoi, fluturoi”.

Zyba është ndër të paktët që komentuan sonte dorëheqjen e Ahmetit i cili pa dallim nga të pakënaqurit që dhanë dorëheqje ai nuk ka dhënë dorëheqje vetëm nga postet partiake por nga e gjithë Vetëvendosja./Indeksonline/