Deputeti i Vetëvendosjes thotë se Haradinaj ftesën nga Specialja e ka marrë shumë më herët sesa tha ai
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për Haradinajn dhe dorëheqjen e këtij të fundit nga posti i kryeministrit.
Rexhaj ka thënë ndër të tjera se Haradinaj ftesën për gjykatë e ka pranuar si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së, ndërsa motivi i dorëheqjes së tij nuk është “burrëria” e as “lotët”, përcjellë Indeksonline.
Deputeti i LVV-së shton më tej se Haradinaj ftesën e ka shumë më herët sesa tha ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qytetarët e Kosovës represionin, gjenocidin e
kanë përjetuar me jetët e tyre dhe më së paku e kanë merituar ish-ushtarët e
UÇK-së Gjykatën Speciale e cila për dhjetë vitet e ardhshme do ta demonizoj
historinë dhe luftën çlirimtare. Për këtë ne kemi qenë kundër kësaj gjykate me
votën në Kuvend të Kosovës, gjithashtu edhe me protesta gjithandej.
Kryeministri i Kosovës ftesën për gjykatë e ka pasur njëlloj
si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së. Por një gjë po e fsheh kryeministri. Ftesën e ka shumë më herët sesa që tha ai.
Motivi i dorëheqjes së tij nuk është
“burrëria”, as “lotët” e tij.
Ai e vendosi këtë motiv në momentin kur e kuptoi se
në shtator qeveria e tij do të binte edhe vetë nga partnerët e tij zhvatës e të
korruptuar.
Shkurt, kohën e rënies të kësaj qeverie të
korruptuar e vendosi vetë duke ia lënë në duar vendin Hashim Thaqit, i cili
tashmë e ka kohën e duhur për ta provuar edhe një herë shkëmbinin e territoreve
para shpalljes së zgjedhjeve.
Kjo qeveri e korruptuar e qindra
zëvendësministrave, koordinatorëve dhe e nënkoordinatorëve ra.