75 Mall Live Search
22:47 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Arrestimi i Haki Rugovës, ëmbëlsira e kësaj nate

Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë Hoti për mënyrën e bërjes politikë dhe udhëtime zyrtare të tyre, sipas tij si rezultat qëndrojnë kosto të larta të shpenzimeve.

Në seancën e sontme të Kuvendit, derisa po replikonin deputetë të LDK-së e VV-së, Enver Haliti komentoi edhe raportimin e fundit rreth ndalimit të Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova,.

”Për fund nuk e di se si mund të mbyllet ky raportim, me një lajm që është arrestuar Kryetari i Istogut, Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova”.

”Bashkë me nënkryetarin e  komunës dhe një zyrtar për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

”Besoj që kjo i përmbys të gjitha ato thënie tuajat, dhe kjo është ëmbëlsira e kësaj nate”, ka përfunduar Haliti.