75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Brenda dy orëve, 5 të vdekur nga COVID-19 në Gjakovë

Situata e përballjes me pandeminë COVID-19 veçse është në një fazë mjaftë të vështirë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka deklaruar se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës janë shënuar pesë vdekje nga COVID-19, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, situata është jashtë çdo kontrolli.

“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, tha ai./Indeksonline/