11:48 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / LB

Deputeti i VV-së: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit 2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2021 me vitet e kaluara, duke thënë se brenda një viti është rritur për 461 milionë euro.

Muja në Facebook thotë se ky buxhet është meritë e e Qeverisë Kurti.

“Të hyrat buxhetore për vitin 2021 ishin rreth 2.2 miliardë euro. Viti i parë i Qeverisë Kurti II ka shënuar një bilanc prej plus 461 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Të hyrat e Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliard dhe ishte dashur një dekadë që të hyrat të arrinin 1.7 miliardë (+432 milion euro)”, ka shkruar Muja.

Ai ka shtuar se deri në fund të mandatit, buxheti do t’i ketë mbi 2 miliardë euro shtesë.

“Vendimi për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje nënkupton plus 461 milionë në buxhetin e Kosovës për vitin e parë të qeverisjes, potencialisht mbi 2 miliardë euro shtesë deri në fund të mandatit”, ka përfunduar ai.

Ndërsa në një postim tjetër, deputeti Muja ka treguar disa statistika për numrin e punëkërkuesve.