11:53 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së e fiton betejën ndaj Covid-19

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

“Të shëruar

Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19.

Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë.

Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë”.