14:01 / E Premte, 26 Gusht 2022 / A. M.

Deputeti i VV-së: E panevojshme greva, të tejkalohen ato në të mirë të shtetit!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Milazim Salijaj e konsideron të panevojshme grevën që së fundmi kanë nisur sistemi arsimor publik në të gjitha nivelet në Kosovë si dhe administratat e institucioneve publike. Të njëjtit, me urdhër të BSPK-së, kanë hyrë në grevë deri në afat të pacaktuar.

Sipas deputetit, në këtë situatë të krizës globale, problemeve me Veriun e vendit dhe problemeve të shumta të akumuluara tash e 23 vite, do të duhej të ndodhte e kundërta – solidarizim i përgjithshëm për tejkalimin e të gjithave në të mirë të shtetit tonë të përbashkët.

“Në mesin e shumë problemeve të akumuluara me vite, Qeveria e Kosovës po bënë maksimumin për një mirëqenie të përgjithshme të qytetarëve të Republikës, duke llogaritur këtu edhe pagat e dinjitetshme për secilin sektorë dhe secilin të punësuar në Republikën e Kosovës. Kosova është shtëpia dhe shteti ynë i përbashkët, të angazhohemi ta zhvillojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë e jo ta bëjmë të kundërtën, për të cilat veprime do të na gjykojë historia”, ka shkruar ai.

May be an image of 2 people

Më tej, Salijaj thotë se të bashkuar drejt forcimit të shtetit të së drejtës në të mirë të qytetarëve, për një jetë të dinjitetshme për të gjithë, ti motivojmë fëmijët tanë për fillimin e vitit të ri shkollorë pa asnjë vonesë, ti inkurajojmë gjeneratat e reja se së bashku duhet ta ndërtojmë, zhvillojmë dhe forcojmë shtetin tonë të përbashkët Kosovën.

“Ju bëjmë apel prindërve që ta vlerësojnë drejt situatën dhe të këmbëngulin në fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator, meqë në rast të mosmbajtjes eventuale të mësimit, humbësit më të mëdhenjë në këtë rast do të ishin nxënësit. Të refkektojmë të gjithë drejt konform situatës dhe fuqisë ekonomike të shtetit, askush nuk është kundër ngritjes së pagave të mësimdhënësve dhe të tjerëve, përkundrazi, por duhet të koordinohen që të gjitha, për të dal sa më mirë nga kjo situatë madje mos të harrojmë që ngritja e qmimeve edhe tek ne, ka reflektim në situatën globale të cilën po e përjetojnë të gjitha shtetet e botës. Çdo respekt për mësimdhënësit, ta duam dhe ta forcojmë sistemin tonë arsimorë, ta duam e ta zhvillojmë shtetin tonë KOSOVËN”, ka deklaruar deputeti Salijaj. /Indeksonline/