13:56 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së e sfidon veten, zhytet nën akullin e Liqenit të Batllavës

Disa persona janë mbledhur sot për t’u futur nën akullin e Liqenit të Batllavës i cili është krijuar pas të ftohtit të madh që ka mbizotëruar ditëve të fundit në Kosovë.

Kësaj zhytje i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili ka veshur rrobat e zhytjes, së bashku me organizatorët do futet nën liqeni e mbuluar me akull, shkruan Indeksonline.

Ngrirja e liqeneve nuk ndodh edhe shpesh në Kosovë, për shkak se temperaturat nuk janë edhe aq të ftohta sa vendet afër Polit Verior.

Ndryshe, për të parë këtë aktivitet kanë dalë edhe ytetarë të shumtë, të cilët njëherësh kanë shfrytëzuar rastin për të shkelur mbi liqenin e ngrirë./Indeksonline/