75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së godet Ramën: Olig-Rama është fatkeqësia e shqiptarëve

Haki Abazi, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, oligark pasi që po ua dorëzon Shqipërinë mini-Schengenit të Vuçiqit, shkruan Indeksonline.

Hakiu ka vlerësuar se kjo po bëhet për për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Olig-Rama është fatkeqësia e shqiptarëve, është termeti njerëzor që po i tund themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohën kur zhvillimi dhe drejtimi i rrugëtimit tonë duhet të kishte vetem një destinacion. Rruga për Berlin, Bruksel, Londër dhe Washington DC nuk kalon nëpër Beograd. Fillimisht Rama ua dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ja dorëzon mini-Schengenit të Vuçiqit për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës, atë që Thaçi deshi ta bënte, por nuk u lejua. Kujt i kanë borxh ndarjen e Kosovës? Pse po i ngutet Ramës kaq fort ashtu siç i ngutej Thaçit dikur!

Ekziston vetem një Schengen dhe asnjë tjetër.