17:19 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së godet Shalën: Po të mos ishte Thaçi e Lista Srpska, Nisma nuk do të ishte në Kuvend

Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, deputetit Endrit Shala dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, shkruan IndeksOnline.

E gjitha kjo filloi kur deputeti Shala kërkoi fjalën në Kuvend me ç’rast nënkryetarja Nagavci e quajti atë deputet i pavarur.

“Fjalën e ka deputeti nga Nisma Endrit Shala, në fakt deputeti i pavarur pasi Nisma nuk është më në Kuvend”, ka thënë ajo.

E nga këto fjalë Shala i indinjuar tha se “Unë kam emër dhe mbiemër dhe jam deputet i NISMA-s”.

Pas këtyre reagoj edhe deputeti nga LVV, Arbër Rexhaj i cili iu drejtuar Shalës duke thënë se po të mos ishte Hashim Thaçi dhe Lista Srpska, Nisma nuk do të ishte fare në Kuvend

“Po të mos ishte Hashim Thaçi dhe Lista Srpska Nisma nuk do të ishte fare në Kuvend. Falë Thaçit dhe mos ankimit të Listës Sprska jeni ju këtu në këtë Kuvend, pikë mjafton kaq”, tha ai.

Shala me këtë rast ka akuzuar VV se ka futur vota të okntrabanduara e të kontaminuara nga Serbia me të vetmin qëllim që të largojnë Nisma-n nga Kuvendi.

“Edhe ju besoj edhe të gjithë deputët e tjerë e dinë qysh LVV ka kontramanduar vota të kontaminume nga shteti serb me mundin që ta largoj NISMA-n nga Kuvendi por keni dështuar në këtë aspekt”, tha ai.

Ndryshe, pas aderimit të Haxhi Shalës në AAK, më 9 korrik, sipas nenit 20 të rregullores, grupi parlamentar Nisma nuk ekziston më./IndeksOnline/