11:06 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së, Hotit: Të kemi thënë se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, sot e pranove!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Avdullah Hoti, që e vlerësoi si të dështuar aksionin e Policisë në Karaçevë.

“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pasur ky vend deri sot.

Janë arrestuar njerëz koti si edhe janë konfiskuar gjedhe, shpezë dhe 16 kilogramë kafe”, ka deklaraur Bajqinovci.

Ndryshe, kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë rreth shkarkaimit të Rashit Qalajt, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës. Sipas tij, ky vendim u mor pas raportit nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për performancën e Rashit Qalajt.

 “Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqje, në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tej në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektiva për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur”, ka thënë ai.